I mbani mend 2 vogëlushët e braktisur nga nëna e tyre në Drenas të Kosovës? Jetonin me babain e tyre Pajazit Dugollin në një çadër të improvizuar me plastmasë. Jeta e tyre ishte një ferr, brenda fëmijët kishin pare të lëviznin gjarpërinj. Në shkollë fëmijët i diskriminojnë, shokët u thonë nuk keni shtëpi, jeni të varfër!



Pajaziti i tha Elvis Naçit kur i vizitoi brenda çadrës me plastmasë se i gënjen fëmijët pasi e pyesin se kur do u kthehet e ëma.


Muaj më parë në studion e shqiptarëve Elvis Naçi premtoi se në tokën e familjes në Drenas do i ndërtojë një shtëpi të re. Kjo ishte ëndrra e fëmijëve dhe Pajazitit.
Ai u rikthye në Drenas të Kosovës kësaj here jo vetëm por me Lorik Canën.

Në kompleksin memorial “Adem Jashari” Elvisi i tha Lorikut pikërisht historinë e familjes Dugolli.

Së bashku me fëmijët, ata shkuan në një qendër tregtare ku blenë rroba të ngrohta, këpucë, lodra dhe u argëtuan duke luajtur me top. Një seancë e vogël stërvitore u zhvillua nga ish kapiteni i Kombëtares në ambientet e qendrës. Loriku i këshilloi fëmijët të luajnë futboll çdo ditë dhe të stërviten. Por surpriza më e madhe ende nuk ka ndodhur.

Loriku shkon bashkë me Elvisin dhe fëmijët në çadrën ku jetuan për shumë muaj. “ Kjo është mbijetesë, nuk imagjinohet kjo ne vitin 2019, është ndryshe kur e përjeton këtë drame nga afër” thotë i tronditur Loriku.

Dëshira e fëmijëve dhe ëndrra e tyre me e madhe është te kenë një shtëpi. Ëndrra e tyre u realizua. Elvisi i shoqëroi fëmijët brenda banesës së re.

Aq shumë janë emocionuar fëmijët sa herë përqafojnë Elvisin e herë Lorikun, i cili u prek thellësisht nga lumturia e dy fëmijëve.

Elvisi shfrytëzon rastin për tu thënë fëmijëve të respektojnë babain e të mësojnë shumë në shkollë.

Por kjo banesë është aq e madhe sa mund të luhet edhe futboll. Loriki ka shfrytëzuar rastin të luajë pak momente me fëmijët teksa Elvisi demonstroi aftësitë e tij të shkëlqyera me topin e futbollit.

(BalkanWeb)