NGA ENRIK MEHMETI

VLORE- Përveç varfërisë në familjen Kamberi, që jeton në fshatin Babicë në Vlorë, vendi ku ata jetojnë ka sasi eksplozivi përreth. Fëmijët e djalit të Lavdies kanë gjetur një granatë, ndërkohë që sipas tyre, mendohet që aty ka sasi të tjera municionesh, pasi fëmijët kanë gjetur të tilla herë pas here.

Në zonën ku jeton familja Kamberi ka qenë një repart ushtarak, ndaj dhe aty gjenden herë pas herë municione ushtarake.

Familjarët shprehen se fëmijët janë në rrezikun e vazhdueshëm të eksplozivëve, për këtë arsye nevojitet dhe në pastrim i kësaj zone nga ana e forcave xheniere.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb