Fëmijët e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i vrarë në Stamboll më 2 tetor kanë marrë një banesë luksi në Riad, ku marrin çdo muaj mijëra dollarë, shkruan Washington Post, me të cilën bashkëpunonte i ndjeri. Bëhet fjalë për një kompensim pas vdekjes të atit. Banesat gjenden në Gedda, në të njëjtin kompleks residencial, e cila ka një vlerë prej 4 milionë dollarë secila.

Khashoggi, intelektuali kritik i regjimit saudit, banues në SHBA u vra në konsulatën e vendit të tij në Stamboll nga një komandë prej rreth 15 agjentësh. Trupi i tij ende nuk është gjetur.

Arabia Saudite ka dhënë versione të ndryshme për atë që ndodhi, fillimisht duke thënë se Khashoggi u largua nga ambasada pas marrjes së dokumenteve të tij dhe më vonë u vra pas debatit. Në versionin më të fundit, prokurori saudit tha se një ekip prej 15 anëtarësh shkoi në Stamboll për të sjellë Khashoggin përsëri në mbretëri, por më pas e vrau.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb