Të lindurit e parë të 2025-ës janë binjakë. Ares dhe Rajd erdhën në jetë te materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pak sekonda pasi kishte trokitur viti i ri.
Mjeku i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” i cili ka asistuar edhe lindjen e vogëlushëve, ka treguar gjendjen e binjakëve.
“Nëna lindi binjakë. Sapo prit fëmijët e parë të këtij viti. Janë në gjendje të mirë. Njëri 3 mijë gram, i dyti 2700 . Nëna gëzon shëndet të mirë. Kemi pritur 18 lindje deri tani”, tregon mjeku gjinekolog.
Ishte kryeministri Edi Rama i cili postoi i pari foton e vogëlushëve të sapolindur pas ndërrimit të viteve, duke shkruar se ata janë lajmësit e një viti me bereqet, duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit.
Postimi i kryeministrit
ÇFARË VITI FILLOI😍😍
Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë❤️❤️
Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të
(BalkanWeb)