SHBA- Sipas rezultateve të një studimi, mësohet se fëmijët të cilët kanë pajisje elektronike në dhomë natën flenë 21 minuta më pak, raporton AA.
Në studimin e realizuar nga shkencëtarët në Universitetin e California-s në SHBA morën pjesë 2048 nxënës të moshës 10-13 vjeç. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se fëmijët që kanë pajisje të tilla si kompjuter tablet apo smartfone flenë 21 minuta më pak gjumë gjatë natës.

Në studimin e kryer është zbuluar gjithashtu se televizori në dhomën e fëmijëve “rrëmben” 18 minuta nga gjumi i fëmijëve. Jennifer Falbe një nga shkencëtaret ka theksuar se përfundimet e studimit kanë demonstruar edhe njëherë se pajisjet elektronike të cilat shpërndajnë valë në dhomat e fëmijëve nuk duhet të jenë të pranishme në dhomat e tyre.

Falbe ka tërhequr vëmendjen se shkurtimi i kohës së gjumit dhe rënia e cilësisë në gjumin e fëmijëve krahas ndikimit negativisht në probleme të sjelljes, dështimit të suksesit në shkollë, mund të çojë në rritjen e peshës. Gjithashtu pajisjet elektronike mund të ndikojnë në sistemin imunitar të fëmijëve.

Studimet e kryera më parë kanë treguar se të rinjtë e ekspozuar nga valët blu që shpërndanë kompjuterët, tabletët dhe smartfonët kanë probleme me gjumin dhe se këto valë blu të shpërndara nga pajisjet çrregullojnë edhe hormonin melatonin, i cili sjell edhe gjumin. Pra përfundimet e studimeve të kryera nga Falble dhe ekipi i saj të publikuara në revistën “Pediatrics” kanë treguar se sa e shkurtojnë kohën e gjumit tek fëmijët pajisjet elektronike.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: