KUKËS- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës, ku një grup fëmijësh kanë gjetur dy predha të kalibrit të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 në Kukës, ku disa fëmijë po i transportonin me një karrocë.

Pas sinjalizimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka bërë një këqyrje predhave, nga ku ka rezultuar se njëra prej tyre kishte plasaritje dhe rrezikon të shpërthejë.

Menjëherë policia ka krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa fëmijët janë pyetur ku i kishin gjetur predhat. Madje dyshohet se fëmijët kanë tentuar të çmontojnë predhat. Ndërkaq pritet të mbërrijnë forcat xheniere nga Tirana.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: