FIER

“Shqiptarët për Shqiptarët” udhëtoi në Ferm-Çlirim të Fierit. Këtu një familja  Çuko, mbijeton duke mbledhur shishe dhe kanace nga kazanët e mbeturinave.  Të vegjëlit Juliani,Emina dhe Luisi edhe pse janë të shkelqyer në shkollë, ndihmojnë prindërit duke mbledhur nëpër kazanë cfarë të gjejnë.

https://www.youtube.com/watch?v=5XQxtjD7au8

“Kur vij në shtëpi, dal dhe mbledh kanace, se nuk kemi bukë të hamë. Edhe mësimet i bëj, dal që të mbedh kanace se dua të ndihmoj babin. Njerëzit na japin bidona dhe ushqime. Unë i mbledh bidonat nëpër kosha, rrugës, kur i hedhin njerëzit i mbledh. Në shkollë marr nota shumë të mira, por nuk kam shumë kohë të mësoj se mbledh bidona. Babin e shikoj të lodhur, por ai nuk më lë të mbledh. Më shajnë shokët më thonë pse mbledh, u them dua të ha, ata më ndihmojnë, mbledhin me mua bidonë, më ndihmojnë shumë. Babi më thotë mos mblidh kanace por mëso, se po nuk mësove nuk ke ku të vësh. Njëherë në shkollë kisha marrë nota shumë të mira, mami më përqafoi edhe më tha kështu vazhdo mëso shumë, mos bjer nga mësimet! ” shprehet djali i vogël.

https://youtu.be/oiH5m8YF4bg

“Mamin e dua shumë shumë, se ajo ka vuajtur dhe më ka rritur mua. Kur të rritem dua të bëhëm parukiere. Dua të jem si gjithë fëmijët e tjerë” thotë vajza e familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: