Një deklaratë e frikshme e bërë nga një prezantues i televizionit shtetëror rus, i cili u shpreh se të gjithë ata fëmijë që e konsideronin Rusinë si një shtet pushtues, duhet të mbyteshin, bëri xhiron e rrjetit.
“Ata duhej të mbyten në Tysyna. Thjesht mbytini ata fëmijë, mbytini ata”, tha ai.
Pas kësaj deklarate ndaj ti u mor masa e pezullimit, ndërsa prezantuesi ka kërkuar falje për të gjithë personat e prekur nga fjalët e tij.
“Epo, ndodh. Ti je në transmetim, merresh me vete dhe nuk mund të ndalesh. Kërkoj faljen e të gjithë atyre që u shtangën nga kjo”, tha Anton Krasovsky, teksa shtoi se ndjehej i turpëruar pas përballjes me komentet.
(BalkanWeb)