Një foto me idhullin tënd mund të gëzojë pa masë por nëqoftëse aarin ta kesh përkrahë dhe t’i marrësh një intervistë është më shumë se një ëndërr e realizuar. Dy djem me origjinë shqiptare , Arbnori dhe Shenasia, që banojnë në Suedi ia kanë arritur qëllimit. Gjatë verës, Shenasi shkroi një artikull për “Svenska Dagbladet Junior”, duke treguar vitet e para të Zlatan Ibrahimoviç në Rosegard dhe pak ditë më parë, ai bashkë me mikun e tij të ngushtë, Arbnorin, arriti t’i bënte një intervistë yllit suedez në Mançester.

5afc1cee-90ca-4a08-bc6d-7a0d54a38de1-470x313

Gazeta suedeze tregon se po mundohej prej 18 muajsh të siguronte një intervistë me Ibrahimoviç, por ky i fundit kishte pranuar në nëntor pasi kishte mësuar se pyetjet do ia bënin Shenasi dhe shoku i tij i ngushtë, ndërsa i kishte ftuar në Mançester për këtë rast të veçantë.
 

Dy djemtë ishin të entuziazmuar para se të hynin në sallë, ku Ibra lexoi fillimisht artikullin që kishin përgatitur ata për Europianin e më pas i pyeti për Rosengard, në cilat prej fushave të qytezës së vogël luanin. Më pas erdhi radha e intervistës nga dy djemtë, të cilët mes të tjerave arritën të shkëputnin disa batuta mjaft interesante nga futbollisti i cili shquhet për të tilla.
 

“Për mua gjëja më e vështirë është të vrapoj, por duhet. Preferoj edhe të luaj në sulm, ndërsa të mbroj nuk ndjehem edhe aq mirë. Argëtohuni me futbollin. Nëse dikush ju mërzit, atëherë kalojani topin mes këmbëve ose driblojeni. Futbolli është argëtim, apo jo?”, ishin fjalët e sulmuesit suedez.

I pyetur me kë vrapon në stërvitje, Ibra nuk kurseu thumbimet. “Me të ndryshëm, nga Mkhitarian te Runi. Pogba? Disa herë. Por ai është gjithmonë vonë, mbetet në fund të rreshtit. Varet, nëse janë me fat, mund të vrapojnë përkrah meje”, tha ai.
 

Ibra zbuloi për fëmijët se në shkollë i pëlqente matematika “pasi kur shënon duhen numëruar gola”, se Runit ia kishte dhënë borxh numrin 10 dhe se firma e tij e rrobave mbante emrin “A-Z” sepse tregonte se mund të shkosh “nga niveli amator, në nivelin Zlatan”.
 

Në fund, një shtrëngim miqësor duarsh dhe shumë foto me dy djemtë, pas asaj që Ibrahimoviç e cilësoi si intervistën më të bukur që kishte dhënë në 10 vitet e fundit.
 

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb