Rreth 92 vjet pasi ndeshja e parë e Kupës së Botës u mbajt në Uruguaj, Stéphanie Frappart do të bëhet femra e parë që do të jetë gjyqtarja kryesore gjatë një ndeshjeje për meshkuj në turne. Frappart, një arbitre franceze është emëruar në një ekuipazh gjykimi ku janë të gjitha femra gjatë një ndeshjeje vendimtare të fazës së grupeve mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë të enjten.

Frappart, 38 vjeçare, do të vendosë drejtësi në takim së bashku me Neuza Back të Brazilit dhe Karen Diaz Medina të Meksikës. Ky është një moment i thyerjes së barrierave, çast që pritej prej vitesh.

Pierluigi Collina, kryetari i komitetit të arbitrave të FIFA-s ka vlerësuar shumë Frappart. “Shpresoj se do të ketë më shumë Frapparts në të ardhmen dhe se kjo nuk do të përbëjë më një histori të çuditshme apo lajm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: