Shqipëria renditet në vendin e 8 nga 114 vende të botës, për numrin më të lartë të femrave të diplomuara në shkenca.

“Në Shqipëri 4 nga 10 të diplomuar në shkenca, është një femër, me rreth 49% të totalit, duke arritur kështu thuajse një balancë gjinore”, citon raporti i Bankës Botërore.

Në një krahasim rajonal, qëndrojmë më mirë se vende të tjera si Maqedonia e Veriut, ku 45% e tyre janë femra, Bosnjë-Hercegovina me 43%, Serbia me 40% dhe Kroacia me 38%.

Sipas Bankës Botërore në 107 nga 114 shtete të analizuara, ka më shumë femra se meshkujt të diplomuar në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë)./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb