Është mbajtur fshehur gjithë këto dekada, por së fundmi fotografitë çnjerëzore të forcave naziste gjermane dhe bashkëpunë­torëve të tyre janë publikuar në “Dailymail”. Janë pjesë e kolazhit nga masakra e quajtur “Holokausti i plumbave”, ku fotografitë me femrat lakuriq teksa përçudnohen janë përtej çdo imagjinate.

Janë minorene dhe gra, që pasi dhunohen në grup dhe zhvishen lakuriq, në shumicën e rasteve janë urdhëruar që të gërmojnë varre masive, për t’i groposur më pas për së gjalli. Femrat që shihni në këto foto janë pikërisht disa prej këtyre viktimave, që kanë hapur varrin me duart e tyre për veten dhe për burrat që ua “sharruan” në plumba para syve. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, ku gjithsej në “Holokaustin e plumbave” gjatë Luftës së Dytë Botërore janë ekzekutuar rreth 1.6 milionë hebrenj (hebrenj europianë, 4.5 milionë në total).

Ndërsa në holokaustin e Polonisë dhe Gjermanisë, masakrat janë bërë nëpër dhoma të përqen drimit, përgjithësisht në “Holokaustin e plumbave” që ka ndodhur në Ukrainë, shumica janë qëlluar me plumba dhe janë varrosur aty pranë. Siç e thamë më lart, fillimisht u vranë meshkujt me breshëri dhe më pas femrat, të cilat hapën varret dhe disa prej tyre përfunduan të mbuluara me dhe, teksa merrnin ende frymë….

“Ky holokaust ishte mbajtur i fshehur për vite të tëra që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por disa dëshmitarë të asaj kohe kanë vendosur më në fund që të thyejnë heshtjen dhe të flasin për këtë qendër vrasëse në Ukrainë”, raporton “Dailymail”.

Tashmë, 70 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, sekretet e holokaustit në Ukrainë po dalin sheshit, falë punës këmbëngulëse të një prifti katolik francez, i cili ka hulumtuar për një kohë të gjatë këto vrasje makabre. Ai ka zbuluar edhe 2 mijë varre masive të viktimave hebreje, me burra, gra dhe fëmijë.

(er.nu/unegruaja/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: