Mund tu duket e çuditshme por ja që shkenca thotë se rruajtja e fytyrës ndihmon për të mos u krijuar rrudha. Duket se meshkujt në mënyrë të pavetëdijshme kanë gjetur çelësin e rinisë së përjetshme: duke u rruar, ata e mbajnë të shëndetshme dhe të freskët lëkurën e fytyrës.
Sipas ekspertëve të bukurisë, fytyra qëndron e re dhe pa rrudha vetëm falë rruajtjes së përditshme. Sa herë që një burrë rruhet, ai nuk heq vetëm mjekrën, por edhe “mbeturinat” e sipërfaqes së lëkurës së tij.
Dr Michael Prager thotë për ‘Daily Mail’ se të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe femrat nëse duan një fytyrë pa rrudha. Por, si i bëhet me qimet që dalin më të trasha? Duket se gjithçka është e pavërtetë.
“Mendimi se rruajtja i trash qimet është i gabuar. Prerja e qimeve mbi rrënjë nuk ka asnjë efekt”, thotë Dr. Prager.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: