Rrezet e diellit krijuan një ndriçim të rrallë brenda katedrales La Seu në Palma de Mallorca, në Spanjë. Drita e diellit erdhi përmes njërës prej dritareve në formë trëndafili të katedrales duke krijuar një fenomen që ndodh dy herë në vit, në nëntor dhe shkurt. Vizitorët ishin në radhë që nga ora 7:30 e mëngjesit për të parë ndriçimin me ngjyra. Menaxherja e eventeve kulturore të kësaj katedrale, Ana Rotger shpjegoi sesi ndodh ky fenomen.
“E gjitha ka të bëjë me shkaqe të ndryshme historike. Kryesor është orientimi i katedrales, 120º Jug-Lindje, cafrë bën që në lindjen e diellit, gjatë solsticit të dimrit, drita të dalë dhe të vendoset nën atë dritare në formë trëndafili”
Një turist nga Argjentina, Sergio Mascaro tha se nuk donte ta humbiste këtë moment.
“Mbërritëm në orën 05:30 me vajzën time. Jemi nga Argjentina, Buenos Aires dhe nuk doja ta humbisja këtë.”
Ky fenomen ndodh për shkak të orientimit të katedrales, 120 gradë në jug-lindje, dhe në Spanjë njihet si Festivali i Dritës.