TIRANE – Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, u prezantuan në Konferencën shkencore ndërkombëtare “Fringe-2015: Avancimet shkencore dhe aplikative të Interferometrisë SAR dhe Sentinel-1” në Fraskati, Romë, me një punim në Agjencinë Europiane Hapësinore ESA me autorë M.Lamaj, N.Frashëri, S.Bushati, L.Moisiu, G.Beqiraj dhe A.Avxhi.

Studimi përfaqësues nga Shqipëria: “Aplikimet e Inteferometrisë Diferenciale për analizimin e lëvizjeve të truallit në Shqipëri” është rezultat i një studimi 3-vjeçar të një grupi autorësh të ASHSH dhe SHGJSH, realizuar me mbështetjen e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI).

Ky studim ka të bëjë me aplikimin e teknologjive të imazheve satelitore në vlerësimin dhe parashikimin e integruar të fenomeneve gjeodinamike, me qëllim zbutjen e pasojave në zonat urbane dhe turistike të rajonit bregdetar, një problematikë që sa vjen e bëhet më e ndjeshme edhe në Shqipëri.

Nga pjesëmarrësit u paraqit mjaft interes në lidhje me studimin e kryer në Shqipëri, problematikat e zgjidhjet e arritura, si dhe bashkëpunimet me institucionet tona në këtë fushë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: