Në vitin 1996, Partia Socialiste përjashtoi deputetin Sali Rexhepi, i cili mori pjesë në punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, rezultatin e të cilave opozita socialiste nuk e njohu. Menjëherë pas vendimit për të thyer bojkotin, Sali Rexhepi u përjashtua nga partia.

Situata pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 ishte e tensionuar. Në 28 maj, opozita socialiste dhe aleatët e saj organizuan një miting të madh në sheshin Skëndërbej, ku policia e shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës socialiste. Disa deputetë të opozitës shpallën grevë urie me iniciativën e PAD e PSD, të cilës u bashkuan edhe deputetë të PS. Pak kohë më pas komuniteti ndërkombëtar shprehu kritika të forta për këto zgjedhje duke i cilësuar të manipuluara, megjithatë parlamenti u mblodh me nxitim në seancën e parë plenare, në 1 korrik të 1996, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve.

Në seancën e parë munguan deputetët e opozitës, duke përjashtuar deputetin Sali Rexhepi. Bashkë me deputetët e mazhorancës ai bëri betimin si deputet, dhe vazhdoi të mbante këtë mandat përgjatë një viti, aq sa ishte edhe jetëgjatësia e këtij parlamenti. Sali Rexhepi foli për herë të parë në kuvend kur debatohej mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Sali Rexhepi ishte zgjedhur deputet ne Librazhd, ne menyre te drejteperdrejte, jo me lista. Vite me vone, teksa komentonte ngjarjet e vitit 1996 ne nje interviste per nje te perditshme ne Tirane, Rexhepi tha se deputetet e sotem jane te caktuar ne lista dhe si te tille duhet te rrine ne rresht.

“Sot mendoj se është ndryshe. Të veprosh kundër vendimit të grupit parlamentar s’më duket e drejtë”- shprehej ai.

I pyetur per qendrimin qe kishte mbajtur ne parlamentin e asaj kohe, si deputet i vetem i opozites, Sali Rexhepi tha: “Sigurisht që atëherë nuk votova qeverinë e Meksit, s’votova shumë ligje për buxhetin, përjashtuar disa marrëveshje ndërkombëtare që besoj se ishin të vlefshme atëherë për Shqipërinë. Respektova votën e elektoratit, pasi kisha vërtetë rezerva për qeverisjen e asaj kohe të PD. Disa shqetësime të atëhershme të mijat që i kam evidentuar, si sistemi i fajdeve u vertetuan më vonë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb