Nga: ZONJA KATERINA

500 gr gjizë, 3-4 domate, 2-3 thelpinj hudhër, 2-3 speca jeshile, 3-4 lgj vaj ulliri, Kripë, piper

Fillimisht largojmë cipën e domates, më pas i grijmë në rende ose në kubikë të vegjël. Në një tigan me vaj ulliri vendosim domatet, i lemë të zbuten për 3-4 minuta, më pas shtojmë 2-3 thelpinj hudhër dhe specat jeshile të prerë hollë në shirita. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë gjizën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë fërgesën të lidhet për 5 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb