Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr mëlçi
2 kokrra qepë
2 kokrra domate
3 thelpinj hudhër
spec djegeës
pak majdanoz
vaj ulliri
1 lç miell
300 gr gjizë
Kripë, piper i zi

Fillimisht presim qepën në fije, e kaurdisim pak me vaj ulliri derisa ajo të bëhet transparente, shtojmë hudhrat e grira imët dhe specin e kuq djegës. Mëlçinë e kaurdisim pak derisa ajo të nxjerrë lëngun e saj dhe më pas e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tiganin me qepë duke vazhduar me kaurdisjen. I pudrosim mëlçitë me pak miell i trazojmë mirë me qëllim që mielli të kaurdiset pak, më pas shtojmë domatet të qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtojmë dhe 2 lugë majdanoz të grirë imët dhe më pas gjizën. I lemë të gjithë përbërësit sa të marrin një valë dhe më pas i vendosim në një tavë (mundësisht balte). Vendosim pak gjalpë në fund dhe e vendosim në furrë për 20 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb