Nga: ZONJA KATERINA
4 kokrra vezë
1 patate mesatare
1 kokërr qepë
2 kokrra domate
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1 spec
Kripë, piper, majdanoz

Në një tigan me bazë të gjerë ngrohim 2 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë. Presim patatet në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim për pak minuta. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe domatet të grira në kubikë të vegjël. I trazojmë mirë duke i rregulluar me kripë dhe piper të zi. Më pas shtojmë vezët, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin derisa vezët të mpiksen. Në fund shtojmë specin të grirë në shirita dhe e servirim me majdanoz të freskët.
(er.cu/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb