Nga: ZONJA KATERINA

8-10 speca të kuq, 250 gr gjizë, ½ gotë pana, 1 gotë qumësht, ½ lgj miell, 2 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, Kripë, piper i zi

Në një tigan hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe vendosim specat me rradhë të pastruara nga farat dhe bishti. I spërkasim specat me pak kripë, i mbulojmë me kapak dhe i lemë të piqen për 5 minuta nga njëra anë dhe 5 minuta nga ana tjetër. Shtojmë më pas lugën e gjalpit dhe sapo të shkrijë hedhim gjizën duke e shpërndarë mirë. Qumështin e trazojmë me panën dhe me miellin dhe e shtojmë tek fërgesa. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lemë për 2-3 minuta derisa salca të lidhet.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb