Nga zonja Katerina
Përbërësit

1 kg speca të kuqe (me tul të trashë), 3 kg gjizë pa kripë, 2 gota vaj ulliri, Spec djegës, Gjethe dafine, Kripë.

Përgatitja

Në një tenxhere ose tigan të madh hedhim 1 gotë vaj ulliri dhe shtojmë specat e grira në rrathë hollë. Shtojmë pak kripë që të ndihmojmë specat të zbuten dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë gjizën dhe gotën tjetër të vajit të ullirit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lemë gjizën të marrë valë. Më pas e largojmë fërgesën nga soba dhe e lemë të ftohet.

Pasi të jetë ftohur mirë e vendosim në një kavanoz qelqi me kapak dhe e lemë në frigorifer dhe e lemë gati si një zahire për të shoqëruar gatimet tona.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb