Në tregun e shumicës patatja shitet nga 35 deri në 40 lekë, ndërsa për konsumatorin çmimi shkon deri në 80 lekë në tregun e pakicës.
Jane fermerët që ankohen se prodhimet e tyre po shkojnë dëm dhe aq më tepër po tregtohen shumë lirë.
’30 lekë merret atje, 35-40 shitet maksimumi. Në dyqan e blen 80 lekë, abuzojnë dyqanet, dëmtohen konsumatorët’, thotë njëri prej fermerëve.
Pavarësisht skemave mbështetëse të subvencioneve në bujqësi, fermerët duket se e kanë të pamundur të mbijetojnë në një treg ku përballë janë produktet e importit me çmime më të lira.