Fermerët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë këtë të enjte për dëmet e mëdha që kanë pësuar drufrutorët si pasojë e ngricave dhe temperaturave të ulëta që përfshinë dy ditë më parë juglindjen e vendit.

Sipas fermerëve, dëmi në prodhime arrin deri në 90%, kryesisht në mollë, qershi dhe kumbulla, kultura që përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave për rreth 100 familje të përfshira në bujqësi në këtë zonë.

Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë urgjentisht duke ofruar mundësinë e sigurimit të prodhimeve bujqësore përmes kompanive private apo shtetërore, për të shmangur humbje të tilla katastrofike në të ardhmen.

Nëse nuk merret asnjë masë deri më 11 maj, fermerët paralajmërojnë bojkotin e zgjedhjeve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: