PALESTINE

Grupet e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje Izraelit që të ndalojë spërkatjen me herbicide përgjatë kufirit me Gazën, një praktikë që fajësohet shpeshherë jo vetëm për shkatërrimin e të mbjellave palestineze, por edhe shkaktimin e shumë problemeve shëndetësore. RT foli me një fermer të prekur nga kjo situatë.

Të quajtur “luftë ferme” nga kritikët, autoritetet izraelite këmbëngulin se ata vetëm hedhin herbicite vetëm në bimët izraelite, por fermerët palestinez kundërshtojnë këtë pretendim. Shumë pretendojnë se herbicidet mbartin kimikatet të rrezikshme, duke përfshirë glyphosate,  (e cila është ndaluar në shumë vende për shkak të frikës se ajo shkakton kancer), në të gjithë kufirin e Gazës në territorin palestinez. Rasti i fundit i “luftës në fermë” thuhet se u zhvillua në dhjetor.

Ahmed Badawi, një fermer palestinez, i tha RT-së se të mbjellate tij janë të kontaminuara në mënyrë të përsëritur dhe të shkatërruar nga spërkatjet e herbicideve.

“Nuk dimë çfarë të bëjmë. Është e njëjta gjë pa pushim, çdo vit. Spërkatja e tyre shkatërron të gjitha bimët në afërsi, dhe nuk lë asgjë për ne për të korrur përgjatë kufirit. Po ashtu helmon njerëzit [dhe] i bën ata të sëmurë”, tha ai.

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb