Fermerët polakë duket se kanë vendosur të marrin situatën në dorë për të ndaluar fluksin e emigrantëve ilegalë që hyjnë në vend, duke shpërndarë bajga derri në kufi.

Ata supozojnë se shumica e ilegalëve ‘janë muslimanë’ të cilët nuk do t’i afrohen jashtëqitjeve të derrit.

Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, ‘e ka kthyer emigracionin në një armë’ kundër bllokut evropian, thotë BE, e cila e ka sanksionuar atë pas rizgjedhjes së kontestuar në 2020.

Opozita e akuzon atë për falsifikim të zgjedhjeve dhe mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar.

BE thotë se në tentativë për të diskredituar bllokun, Bjellorusia po ndihmon emigrantët e saj të kalojnë ilegalisht kufirin drejt Polonisë, Lituanisë e Letonisë.

Fermerët polakë kanë vendosur të veprojnë vetë kundër emigrantëve që kalojnë kufirin pasi neglizhenca e qeverisë për të vepruar, i ka lënë të zhgënjyer.

Disa pamje video të postuara në rrjetet sociale tregonin fermerët që shpërndajnë me traktorë bajga derri përgjatë linjës së kufirit Poloni-Bjellorusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: