GREQI- Përshkallëzon sot protesta e fermerëve grekë, të cilët prej rreth 20 ditësh kundërshtojnë reformat e qeverisë Tsipras, që lidhen me pensionet dhe sistemin e taksave. Mënyra e protestës që kanë zgjedhur fermerët grekë është bllokimi i akseve kryesore rrugore, veçanërisht në Greqinë e Veriut, me traktorët bujqësorë.

Dje për herë të dytë qindra traktorë bujqësorë hynë në qendër të Selanikut, duke bllokuar për orë të tëra qarkullimin në disa rrugë kryesore të qytetit e duke shkaktuar një kaos të vërtetë në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq sot paralajmërohet të bllokohen edhe rrugët pranë doganës së Kapshticës, hyrjet në aeroportet e Athinës dhe Selanikut, hyrjet në të gjitha portet e vendit, përfshi edhe aeroportet e portet e ishujve grekë. Fermerët grekë i kanë dërguar një ultimatum kryeministrit grek, Alexis Tsipras, ku paralajmërojnë se nëse nuk tërheq projektligjin e masave në fjalë,  do të bllokojnë për 24 orë në fundjavë të 62 pikat kryesore me mbi 10 mijë traktorë bujqësorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: