TIRANE

Sot është dita e parë e shkollës, e personazhet e njohur të ekranit, kanë postuar foto të fëmijëve të tyre, duke u uruar shumë suksese. Edhe Fernando, djali i Çiljetës ka shkuar ditën e sotme për herë të parë në shkollë. Këngëtarja e përjetuar këtë moment, thuajse si çdo nënë.


Mes emocioneve ajo ndjehet më e lumtura që është nëna e Fernandos. Por mes rreshtave ajo flet edhe për babain e Fernandos.
Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” disa foto të të birit, me disa prej momenteve që prej ardhjes së tij në jetë. Në këtë postim, Çiljeta ka kujtuar me shumë nostalgji kohët kur kujdesej për Fernandon foshnje. Gjatë shkrimit, këngëtarja nuk ka lënë pa përmendur edhe të atin e tij, me të cilin tregon se ka ngjashmëri të madhe.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Djali dhe shoku im. Nëse Zoti do të më lejonte të zgjidhja një djalë, padyshim do të ishe ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vogël të vetes tek ti, mënyra sesi vepron dhe gjërat që bën. Megjithatë, pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si një burrë i madh. Jam falenderuese që isha në planet e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit!”, ka shkruar Çiljeta. Kujtojmë se këngëtarja u bë nënë për herë të parë në muajin 6 shkurt të vitit 2013, pirërisht në ditën e saj të lindjes.


(BalkanWeb)