Feronikeli 74 fitoi 2-1 ndaj Malishevën, duke marrë pikë të arta për qëndrimin mes më të mirëve, ndërkohë që Liria e Prizrenit mundi 0-2 Fushë Kosovën në transfertë.
Skuadra nga Drenasi mposhti Malishevën e vendit të katërt, duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve. Po aq sa numëron edhe Gjilani, me këta të fundit që luajnë të dielën me Ballkanin. Ndërkohë, Liria, që zyrtarisht ka rënë nga kategoria, fitoi ndaj Fushë Kosovës. Ky ishte triumfi i dytë sezonal për bardhezinjtë. që triumfin e parë e kishin arritur në ditët e para të muajit shtator. Pikërisht kundër rivalit të sotëm.