Çfarë mund të bësh për të festuar 50-vjetorin e pranisë në një vend nëse je “Ferrari”? Nxjerr nga katalogët një model jashtë serie. Asgjë e vështirë!

Ashtu si ndodh me pikturat, në “National Art Center” në Tokio, për të festuar gjysmë shekulli të pranisë në Japoni, “shtëpia e Kalit” prezantoi modelin J50. Në fakt është një veturë vetëm me dy vende, me motor qendror të pozicionuar mbrapa, ndërsa tavani mund të hiqet, duke sjellë shumë elemente stilistik të disa modeleve “Ferrari” të viteve 70 dhe 80.

Ideja është e repartit “Progetti Speciali” (Projekte të Veçanta), dizenjoja është e “Centro stile di Maranello” (Qendra Stili e Maranello-s), ndërsa motori është një V8, 3.9 litra që çliron 690 kuaj fuqi i marrë nga modeli “488 Spider”, të gjitha këto i japin jetë modelit J50.

Në këtë model përmblidhet gjithçka është origjinale e “Ferrari”-t. J50 është një veturë shumë e ulët, e lehtë dhe e zhdërvjelltë sikurse vetëm një “Ferrari” di të jetë. Anësoret shumë dinamike, sipërfaqe të shkëlqyeshme si xham ndërsa janë shumë të detajuara elementet aerodinamikë.

Kjo veturë do të jetë për shumë pak persona. Një prodhim super i limituar, vetëm 10 ekzemplarë gjithsej, për sa i përket çmimit, ai do t’i komunikohet vetëm klientëve potencialë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: