NJU JORK – Prodhuesi italian i automjeteve sportive Ferrari hyn sot në bursën e Wall Street me çmimin e 53 dollarëve për aksion.

Me këtë çmim, marka Ferrari, që synon të shesë 17,2 milionë aksione (9 për qind të kapitalit), shpreson të vlerësohet me rreth 10 miliardë dollarë.

Grupi italian i automobilave Fiat-Chrysler, që ka 90 për qind të aksioneve të Ferrarit (10 për qind që mbeten janë pronësi e Piero Ferrarit, djali i Enzo Ferrarit, që themeloi markën në vitin 1947), synon të përdorë këto fonde që do mbledhë gjatë këtij operacioni për financimin planit të tij ambicioz pesë vjeçar që parashikon shitjen e shtatë milionë veturave në vit.

Nga ana tjetër Ferrari e mban vullnetarisht të limituar numrin e automjeteve të saj në rreth 7 000 vetura, por parashikon ta rrisë në 9 000 njësi në vitin 2019.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: