Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.

Edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi, ai kishte parkuar në rrugë një “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, e cila u bllokua nga policia.

Teksa publikon në “Facebook” disa foto nga momenti kur policia i vendos gjobën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.

“Bo bo bo! ?? Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës! ? Shiko tabelën! Sot notën 4❌, nesër qytetar model!?”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb