Nga: ZONJA KATERINA

300 gr mish të grirë, 1 qepë të thatë, 1-2 thelpinj hudhër, ½ gotë verë të bardhë, 2-3 domate, 2-3 lgj vaj ulliri, 2-3 lgj qumësht
4-5 kokrra vezë, 1 lgj gjalpë, 50 gr djathë kaçkavall, Kripë, piper i zi

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë imët. Sapa qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të përthithen lëngjet e tepërta. E shuajmë mishin me pak verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e lemë për 4-5 minuta në kaurdisje dhe më pas gatimin e kalojmë nga tenxherja në një tavë. Rrahim vezët me pak qumësht, kripë dhe piper dhe ia hedhim fërgesës në tavë. E spërkasim në fund me pak djathë të grirë në rende dhe me gjalpin të cilin e vendosim aty-këtu. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb