Liverpooli i Xherdan Shaqirirt bën pjesë në grupin e ‘ferrit’ në Champions League ku përveç përballjeve me Paris SG dhe Napolin do të ketë edhe një transfertë të vështirë në Beograd kundër Crvena Zvezdas.

Kjo ndeshje po merr më shumë vëmendje për faktin që Xherdan Shaqiri, futbollisti i anglezëve i cili festoi me shqiponjë golin në Botëror të Zvicrës kundër Serbisë, pritet të vërshëllehet dhe kontestohet shumë nga tifozët e Crvena Zvezdas.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që gazeta zvicerane “Blick” e ka pyetur Shaqirin nëse do të ketë frikë kur të udhëtojë në Beograd. “Unë nuk lejoj asgjë të më trembë, nuk kam frikë nga kjo transfertë. Kam lexuar se çfarë është shkruar, por unë po shkoj atje vetëm për të luajtur futboll, nuk kam frikë nga askush,”-shprehet Shqiri.

Ndërkohë për këtë çështje ka folur edhe drejtori sportiv i klubit serb, Zvezdan Terzic. Në një intervistë për ‘Kurir’ ai tha se ‘Shaqiri do të rrijë si një thelb brenda një arre’ kur të luajë në Beograd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb