KORÇA

Qyteti i Korçës është kthyer prej dy netësh në një “oaz” festiv. Festa e Birrës ka mbledhur shumë shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët po shijojnë shijen e vërtetë të Birrës së parë shqiptare, Birrën Korça.

Drejtori i shitjeve në “Shtëpinë e Birrës” Korça, Armando Xoxa tregoi për “News 24” rreth ecurive të shitjes së birrës, ku theksoi se Birra Korça është e preferuara kryesore për vizitorët. Ai shpjegoi edhe mbi simbolikën që përcjellë etiketa e re.

“Edhe këtë vit Birra Korça, vijon trendin e saj rritës të në treg. Mbi 99 % për qind të rasteve, zgjedhje e parë për turistët është birra Korça. Festa e Birrës është kthyer në një nga festat më të mëdha në Shqipëri ku mblidhen me mijëra njerëz që vijnë nga e gjithë Shqipëria, por edhe trevat dhe të huajt. Birra Korça në dy netët e para vazhdon të jetë  si birra më e konsumuar. Pjesa e etiketës së re i birrës Korça është gërshetim i elementëve tradicionale me ato moderne”-tha drejtori i shitjeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb