Kryegjyshi i bektashinjve Baba Mondi, në fjalën e tij nga mali i Tomorrit, ku po zhvillohet pelegrinazhi i besimtarëve për ditën e Festës së Abaz Aliut, u shpreh se historia e lashtë e vendit tonë rrotullohet rreth Tomorrit mitik.

Për mikrofonin e News24, ai ka pasur një mesazh për shqiptarët, duke u kërkuar t’i kthehen kombit, dijes dhe punës.

Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi, por duhet t’i përballojmë vështirësitë në vendin tonë.

“Lutemi që Zoti të na lehtësojë sakrificat në këtë jetë të përkohshme, Ne si shqiptarë t’i kthehemi kombit, mos të largohemi. Të përballojmë vështirësitë në vendin tonë. T’i kthehemi punës e diturisë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb