Ka ditë që nuk pushojnë telefonatat, shkruajnë në rrjetet sociale, pyesin në faqet zyrtare të Bashkisë Korçë, kërkojnë ndihmën e të njohurve të tyre, të shokve dhe miqve korçarë, u telefonojnë hoteleve, bujtinave dhe restoranteve; gjithkush sipas mënyrës së vet, dhe të gjithë kanë kanë të njëjtën pyetje: “A do të organizohet edhe sivjet festa e birra “Korçës”? Kjo nuk është imagjinatë, konfirmohet posaçërisht për gazetën “Telegraf” edhe nga Larisa Katundi, drejtore e Mardhënive me Publikun në Bashkinë e Korçës. “Po, – na thotë ajo,- më të interesuarit janë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Berati dhe qytete të tjera; nuk ka si ndodh ndryshe, numri i vizitorëve dhe turistëve tashmë shkon mbi 100 mijë; nuk janë vetëm vendas, vijnë edhe ngë Anglia, Gjermania, Çekia, Amerika, Kanadaja, Italia, Greqia, Maqedonia dhe vende të tjera të botës.


Çdo vit janë larguar me përshtypjet më të mira, sepse Korça di të ofrojë mikpritje, mirësjellje dhe dashuri; prej ditësh bizneset e gatimeve tradicionale po përgatiten për t’u ofruar mysafirëve specialitetin më të veçantë të kushinës së tyre. Mbretëresha e festës, birra “Korça”, nuk do të mungojë. Edhe të huajt që vijnë nga Çekia, Gjermania e vende të tjera, vlerësimet për birrën e qytetit tonë i kanë të shkallës sipërore “Shija e saj na ka bërë miq të Korçës”, – shprehen ata. Pesë ditët festive përfshinën nga data 14 deri më 18 gusht.


  • foto galeri
  • foto galeri

A do të jetë këtë vit edhe ajo?
Dhe telefonatat vijojnë; dëshirojnë të jenë të sigurtë për gjithçka që mund të përjetohet në 5 ditët e festës më të madhe në vend; duan të dinë çfarë surprizash do të ketë; interesohen për emrat e këngëtarëve, për grupet e rrokut, për serenatistët korçarë e gjithçka tjetër, sepse dikush dëshiron të vijë me të dashurën, dikush për të takuar edhe një herë tjetër atë vajzën që e njohu vitin e kaluar, me shpresën se edhe ajo mund do të ketë ardhur sërish këtë vit; mbase edhe ajo është po aq e dëshiruar sa ai, sepse për zemrat e dashuruara ndihmon dhe Zoti për t’u takuar. Një “gëzuar” me birra “Korça”, të bën mik me gjithë botën. Gjithë të ardhurit me të filluar festa zënë vend sipas miqësive: Diku atje është tavolina e çekëve, diku më tej e gjermanëve; kanadezët dhe amerikanët po aty, grekët po ashtu. Është një vend i madh takimesh dhe njohjesh me njerëz të ardhur nga shumë vende të botës dhe qytet shqiptare të të gjitha viseve. Njohjet janë nga më të ndryshmet: bashkëpunime biznesi, njohje profesionale, takime studiuesish, interesime për të rejat e shkencës e deri tek njohjet e djemve me vajzat, që ose mbeten të paharruara, ose përfundojnë në lidhje të përjetshme. Kjo është dhe një arsye më shumë pse njerëzit janë kaq të interesuar për fetën e birra “Korçës”. Dhe të gjithë si në kor, në gjuhë të ndryshme, bëjnë gëzuar me birra “Korça”. “E shijshme” përpiqen ta thonë në shqip, për të treguar vlerësimin e tyre të sinqertë. Dhe, sigurisht, kanë të drejtë, Birra “Korça” është e vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare.


Irfan Hysenbelli
Irfan Hysenbelli

Birra “Korça” përkushtim i “Hysenbelliu Grup”
Birra “Korça” është pasuri e madhe për qytetin e Korçës; nëse nuk do të ishte e tillë, nuk do të mundte të mblidhte kaq shumë njerëz; ata shtohen nga viti në vit; nuk dihet cili do të jetë numri i adhuruesve të saj pas disa vjetësh. Rekordi ende nuk është shënuar. Por ku qendron ky sukses kaq i denjë ë dhe i merituar i birra “Korçës”? Rritja e saj nisi nga viti 2005, kur fabrika u bë pjesë e “Hysenbelliu Grup”. Gjithçka i dedikohet përkushtimit të pronarit të saj, Irfan Hysenbelliut, nëse nuk do të ishte përkushtimi i tij, nuk do të kishim këtë birrë kaq të lavdërueshme që kemi sot; ajo na kujton thënien e Charles Bukowski: “Qëndro me birrën, birra është një gjak i vazhdueshëm, një dashnore e përjetshme…”. Edhe specialistët e fabrikës kur flasin për birrën “Korça” e përshkruajnë me shumë dashuri, delikatesë dhe respekt, ashtu siç flitet për gjërat të shenjta. “Teknologjia është e fjalës së fundit, – na thonë ata, – avancon me kohën, punonjësit janë të kualifikuar, trajnimet janë të herëpashershme që gjithkush të jetë i përditësuar me të rejat e shkencës. Punohet shumë dhe me pasion. Lëndët e para janë bio, të certifikuara; birra e prodhuar në saj të sistemit të detoksionit e bën atë të jetë ndryshe nga birrat tjera, cilësore, e veçantë, e kërkuar në të gjithë vendin dhe gjithnjë e preferuar; prodhimi rritet nga viti në vit.” Me birra “Korça” festohen fejesat, martesat, ditëlindjet, gëzimet familjare e “mbledhkat” me miqtë, siç thonë Korçarët. të gjithë mbeten të mrekulluar nga shija dhe kënaqësia që u jep ajo. Kapaciteti prodhues i saj do të dyfishohet për t’iu përgjigjet kërkesave në rritje. Nga kushdo që është vizituar ka gjetur rreull, pastërtia, makineri dhe teknologji bashkëkohore. Cilësia e saj do të mbetet përjetësisht e veçantë.

Tri skena për artistët, festë deri në mëngjes
Interesimi për festën e birra “Korçës”, nuk ka të ndalur, adhuruesit e shumtë të saj dëshirojnë të dinë paraprakisht çfarë do të jetë ndryshe këtë vit. Përgjigjja që vjen prej çdo banori të Korçës është e thjeshtë: “Gjithçka do të jetë më e bukur”. Por, çfarë do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara, këtë kureshjte e shuan për të intresuarit, drejtorja e Marrdhënieve me Publikun në Bashkinë e Korçës, Larisa Katundi “Këtë vit do të ketë tri skena, – na thotë ajo, sepse do të festohet njëkohësisht në tri zona: te sheshi përpara stadiumit “Skënderbeu”, ku është festuar edhe më parë; te Pazari i Vjetër i Korçës, ku u festua së fundmi; dhe në zonën këmbësore të qytetit, ku këtë vit do të festohet për herë të parë. Ambientet janë të dekoruara me finesse dhe mjeshtëri, por me qenë se jemi në ditët e një feste të madhe, zbukurimi është shtrirë edhe në bulevardin “Republika”, në bulevardin “Gjergj Kastrioti” etj, dhe këtë e bëjmë posaçërisht për miqtë që do të na vijnë në Korçë. Për 5 netë me radhë do të festohet deri në orët e para të mëngjesit. Askush të mos shqëtësohet, shërbimi do të jetë korrekt dhe i mrekullueshëm, birra do të rrjedhë si lumë, mijëra gota do të zbrazen, por birra “Korça” nuk do të ketë të sosur; po kështu edhe me birrat e tjera. Kënga e vjetër korçare: Rroku’ rrokullisni kadet. Dhe bëni qejfin tamam, Se qejfi është i ëmbël, Nuk blihet moj me para”, i shkon përshtat madhështisë së kësaj feste, përfundoi znj. Katundi. Mësuam gjithashtu se nga ana e “Hysenbelliu grup”, është bërë gjithçka e mundur që festa të shndërrohet në kënaqësi për çdo mysafir.

Festa Birra
Festa Birra

15, koncerte, 57 këngëtarë; 120 artistë
Vlerësimin për birra “Korçën” e japin edhe përkufizimet e shumta dhë të larmishme, të shprehura për të, si: “Mbretëresha e Korçës”, “Emblema e qytetit tonë”, “Birra më e hershme shqiptare”, “Më e pëlqyera prej adhuruesve të birrës”, “Epiqendra e festimeve verore”, “Eventi më kulmor i vitit”, “Festa më e madhe në Shqipëri”, “Destinacionet turistik më preferuar” etj. Kjo festë është nderuar edhe me çmimin shqiptar të turizmit nga Ministria e Kulturës më 2010. Po të mos ishte birra “Korça”, nuk do të kishim këtë promovim të qytetit të Korçës që kemi sot, kaq të frekuentuar nga vendasit dhe të huajt. Kjo festë e ka madhështinë të merituar, – thonë banorët e Korçës. Dhe e tillë do të jetë festa:

Festa Birra 1
Festa Birra 1

“Te zona këmbësore e qytetit do të ketë kryesisht serenata nga serenatistët më të pëlyer; kjo bëhet për të gjitha ata që preferojnë muzikën e qetë; te Pazari i Vjetër do të ketë muzikë rrok, edhe në këtë rast janë ftuar grupet më të mira të kësaj rryme; kurse te sheshi përpara stadiumit “Skënderbeu” do të jenë këngëtarët më në zë të kohës. Nata e parë do të hapet me 22 këngëtarët e Maratonës, për të vijuar çdo natë me surpriza e 5 netëve, të cilat do dritthrojnë çdo pjesëmarrës”. – tha znj, Katundi. Gjatë 5 ditë të festës, në 15 koncerte, do të marrin pjesë 57 këngëtar ose gjithsej 120 artistë; ku është viti i 13-të i këtij evenimenti të madh i shumëdëshiruar nga vendasit dhe të huajt.
Faleminderit birra “Korça”.

Rritja e saj nisi nga viti 2005, kur fabrika u bë pjesë e “Hysenbelliu Grup”. Gjithçka i dedikohet përkushtimit të pronarit të saj, Irfan Hysenbelliut, nëse nuk do të ishte përkushtimi i tij, nuk do të kishim këtë birrë kaq të lavdërueshme që kemi sot.

Fabrika Birra
Fabrika Birra

Këtë vit do të ketë tri skena, sepse do të festohet njëkohësisht në tri zona: te sheshi përpara stadiumit “Skënderbeu”, ku është festuar edhe më parë; te Pazari i Vjetër i Korçës, ku u festua së fundmi; dhe në zonën këmbësore të qytetit, ku do të festohet për herë të parë. Ambientet janë të dekoruara me finesse dhe mjeshtëri, por me qenë se jemi në ditët e një feste të madhe, zbukurimi është shtrirë edhe në bulevardin “Republika”, në bulevardin “Gjergj Kastrioti” etj/Telegrafi/