Qyteti i Korçës dhe stafi i birrës “Korça” po përgatiten për të mirëpritur festën e birrës, eventin më të madh festiv veror.

Festa e birrës “Korça” është kthyer në një ngjarje mjaft të rëndësishme dhe një në traditë për Korçën, që vit pas viti tërheq vizitorë të shumtë të cilët frekuentojnë ambientet e restorantit të birrës Korça dhe fabrikën më të hershme në Shqipëri për të mësuar rreth historisë së saj dhe për të provuar shijen e birës së parë shqiptare.

Birra “Korça”, birra e pare shqiptare do të zërë hapësirën më të madhe në qytet me një numër prej 13 stendash të cilat do të vendosen në dy pikat kryesore të qytetit të Korçës.

E ndërsa organizatorët vijojnë me përgatitjet, restoranti i birrës “Korça” vazhdon të jetë i tejmbushur nga turistë. Gatimet tradicionale, që shoqërojnë gotën e birrës, si kërnackat apo sallatën e veçantë e restorantit na i tregon shefi i kuzhinës, Admir Ashimi.

Arsyeja se përse turistët kanë zgjedhur të qëndrojnë më gjatë në Korçë, është për të shijuar për 5 net me radhë festën e birrës “Korça”.

Të huaj dhe vendas janë bërë bashkë në restorantin e Birrës “Korça” ku shijojnë nën tingujt e muzikës gatimet tradicionale dhe birrën e freskët me emrin e këtij qyteti.
“Nuk është hera e parë që vij këtu, kam qenë edhe vitin e kaluar. Më pëlqen ky restorant, birra dhe ushqimi janë tepër të mira.”

Nga data 14 gusht deri me 18 qyteti i Korçës tashmë i zbukuruar nga dekori në sheshin e pazarit të vjetër por edhe në rrugët kryesore të tij është gati të presë këdo për të festuar në Festën e Birrës “Korça”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb