Qytetarë te panumërt iu bashkuan natës së dytë të festës së birrës Korça, kryefjala e festës më të madhe verore në Shqipëri. Një atmosferë të jashtëzakonshme, nën ritmet e muzikës rock shijuan turistet vendas dhe të huaj me shoqëruesen më të mirë e të pandashme, pijen e tyre më të dashur birrën Korça.

Në të dyja netët e para të festës pjesëmarrja e qytetarëve dhe turisteve ka qenë e jashtëzakonshme për të festuar me simbolin e qytetit, shijen e birrës Korça të cilën nuk e ndërrojnë me asgjë tjetër.
Një tjetër pol i rëndësishëm i festes, është shtëpia e birrës Korça, pranë fabrikës ku kjo birrë prodhohet. Shtëpia e birrës u tejmbush nga turistët që shijuan birrën e freskët, ambientin familjar, gatimet tradicionale dhe muzikën live.

Festa e Birrës Korça është një ndër evenimentet më të mëdha verore dhe shumë e preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Për 5 net me radhë qyteti gëlon nga qindra mijëra njerëz, muzika me e mire e interpretuar nga këngëtarë shqiptarë e të huaj, birra më e mirë birra Korça dhe hareja që vijon deri pas mesnate. Surpriza e natës se trete është ngjitja në skenë e grupeve të njohura La Bouche dhe No Mercy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: