Festa më e madhe në Shqipëri, ajo e Birrës Korça, vijon të mbajë gjallë qytetin e bukur juglindor, i cili është tejmbushur këto ditë nga qytetarët shqiptarë e të huaj.

Mijëra turistë vendas e të huaj po shijojnë prej mbrëmjes së kaluar festën madhështore të Birrës Korça, e cila është mbretëresha e të gjitha birrave në Shqipëri. Shumë qytetarë thuajse e kanë gdhirë mbrëmjen e kaluar, ndërsa edhe sot kanë nxituar të zënë vendet që prej orësh 16:00 të pasdites, ndonëse festa ka nisur në orën 21:00.

Atmosfera festive ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme, teksa turistët kanë mbushur të gjitha rrugët e qytetit, duke shijuar birrën e parë dhe më të mirë në Shqipëri, Birrën Korça, gatimet tradicionale dhe ritmet më të bukura muzikore.

Ashtu si nata e parë, edhe sonte priten mjaft surpriza të bukura, që do të mbajnë zgjuar mijëra turistë, që kanë zgjedhur të argëtohen në këtë event të mrekullueshëm, i cili shënon 13 vite sukses.

Festa e Birrës Korça do të vazhdojë të elektrizojë qytetin edhe për 4 net të tjera ku mbi 100 000 persona pritet të argëtohen falë aktiviteteve të shumta që janë parashikuar nga bashkia. Birra “Korça” është pasuri e madhe për qytetin e Korçës; nëse nuk do të ishte e tillë, nuk do të mundte të mblidhte kaq shumë njerëz; të cilët shtohen nga viti në vit dhe nuk dihet cili do të jetë numri i adhuruesve të saj pas disa vjetësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: