Korça këto ditë është qyteti më i populluar dhe i kërkuar. Kjo për shkak të Festës së Birrës, që po zhvillohet aty.

Shumë qytetarë vendas dhe të huaj kanë shkuar në Korçë për të shijuar festën nën shoqërinë e Birrës Korça.

Zona para sheshit të stadiumit në natën e tretë të festës u mbush me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, që ndjekin koncertin duke konsumuar Birrën Korça dhe ushqimet tradicionale të zonës.

Përveç shqiptarëve nga çdo zonë e Shqipërisë, në Korçë kishte mbrëmë edhe turistë nga Prishtina dhe Italia. Të ardhur për herë të parë në Festën e Birrës në Korçë ata kanë mbetur tepër të kënaqur nga atmosfera dhe organizimi.

Gotat e Birrës Korça turistët prishtinas i kanë shijuar deri në orët e para të mëngjesit në tingujt e muzikës live.

“Unë për herë të parë jam këtu. Mrekullia e Zotit. Birra Korça, më e mira”, shprehet turisti kosovar.

“Hera e parë për Festën e Birrës, hera e dytë në Korçë. Birra Korça, shumë e mirë”, thekson një tjetër turiste.

“Kemi kaluar një kohë të mirë, kemi ardhur për nja dy-tre ditë”, thotë një turist tjetër nga Kosova.

“Shumë e shijshme, shumë më pëlqen, kjo është gota e pestë”, shprehet e reja kosovare.

“Është hera e parë që vij këtu, është shumë bukur, po kënaqem shumë. I adhuroj shqiptarët, një popull i mrekullueshëm. Birra Korça është shumë më e mirë krahasuar me disa birra italiane”, thotë turisti italian.

Nata e tretë është mbyllur me këngët e vëllezërve korçarë Endri dhe Stefi, të cilët mbajtën ndezur atmosferën deri në orët e para të mëngjesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb