KOSOVE

Kryeministri i  Kosovës, Ramush Haradinaj në festat e Bajramit e ka bërë traditë që t’i shpërndajë ëmbëlsira policëve. Një veprim të tillë e ka bërë edhe sot Haradinaj, me rastin e festës së Fiter Bajramit.


Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se “Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah”.


“Në këtë ditë feste e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri qofshim gjithmonë krah për krah. Me fat Fitër Bajrami!”-shkruan Haradinaj.