Al Nassr triumfoi 2-1 ndaj Al Rayyan, në ndeshjen e vlefshme për Championsin aziatik. Një nga golat e ekipit të Piolit e realizoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ra në sy për më tepër, për mënyrën e festimit.
CR7 u pa duke ngritur duart lart nga qielli, teksa në intervistën e dhënë pas ndeshjes, u shpreh se ia dedikon golin babait që nuk jeton më.
“Goli i sotëm ka një shije tjetër, do të doja shumë që babai im të ishtë gjallë. Sot do të festonte ditëlindjen” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)