Qindra dervishë sufi u mblodhën në Gjakovë më 21 mars, për të kremtuar festën e Novruzit, që simbolizon ardhjen e Pranverës.
Të udhëhequr nga kreu i urdhrit Sufi Sa-adi, Sheh Ruzhdi Shehu, ceremonia përfshin valle të veçanta, që besohet se nxisin një gjendje ekstaze shpirtërore, duke kapërcyer sferën fizike.
Kjo ceremoni tradicionale fetare përfshin shpimin e faqeve me gjilpëra si një akt simbolik përkushtimi. Krahas kësaj, pjesë e ceremonisë janë edhe ritual të tjera ekstreme
Nevruzi, i cili shënon Vitin e Ri Persian, mbart kuptime të thella shpirtërore për sufitë, duke simbolizuar rinovimin dhe pastrimin, dhe duke nxitur një lidhje më të thellë me Zotin.
Sufizmi në Kosovë luan një rol të rëndësishëm në jetën fetare të vendit, ku shumica e popullsisë janë myslimanë. Urdhri Sa-adi promovon vlera të tilla si toleranca, rritja shpirtërore dhe paqja e brendshme.
Në vendin prej 1.6 milionë banorësh, më shumë se 90 për qind e popullsisë në Kosovë janë myslimanë dhe rreth dhjetëra mijëra janë dervishë.
(BalkanWeb)