Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Përmes një statusi në profilin e tij, Meta duke uruar këtë festë, bën apel për vëmendje më shumë për njerëzit në nevojë.

“Dita e Ringjalljes së Krishtit na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Iu uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’! Mbarësi e shëndet në familjet tuaja!

Dita e Ringjalljes së Krishtit na ndihmoftë të gjithëve për të ringjallur shpresat te jeta më e mirë dhe për të tejkaluar sfidat me besim, dashuri e në harmoni të plotë.

Në këtë Ditë të Shenjtë vëmendja jonë duhet të shkojë te njerëzit në nevojë, për më shumë kujdes e përkrahje, por edhe te forcimi i familjes dhe vlerave të saj.

Kjo Ditë e Shenjtë na kujton nevojën për më shumë mirëkuptim, dialog, respektim të vlerave morale e forcim të bashkëjetesës së mrekullueshme fetare, të cilat na ndihmojnë të përballemi me çdo sakrificë për të ecur të sigurtë drejt së ardhmes.

Gëzuar Festën e Pashkëve! Zoti ju bekoftë Ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: