KAPSHTICE

Është rritur në doganën e Kapshticës, fluksi i emigrantëve që kthehen në atdhe për Pashkë. Mësohet se  vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia 6632 persona.

Ndërkohë i lartë raportohet të jetë edhe numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë. Sipas burimeve te policise kufitare, të paktën 3004 qytetarë kanë dalë nga territori ynë në 24 orët e fundit. Situata në dogane është e qetë dhe nuk raportohen rradhë apo edhe vonesa.

Pala shqiptare punon me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa dogana greke me dy sportele në dalje.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb