NGA: FATMIR POPJA
ELBASAN- 104 vjetori, shpallja e Pavarësisë është festuar edhe në qytetin e Elbasanit. Nën himnin interpretuar nga banda frymore “Afërdita”, përfaqësues të pushtetit lokal, Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, prefekti Arben Kamami, Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa, deputetja Evis Kushi, etj, kanë zhvilluar homazhe tek busti i patriotit elbasanas Aqif Pashë Biçakçiu.

Prefekti i Qarkut Arben Kamami pasi ka uruar mbarë shqiptarët për këtë ditë të shënuar, ka kujtuar edhe një herë ditën kur Ismanl Qemali bashkë me 83 delegatë nga të gjithë trevat shqiptare ngritën flamurin në Vlorë duke e shpallur kështu Shqipërinë të pavarur. Ndërkohë, qytetarët elbasanas pavarësisht motit me shi, nuk kanë ndalur festimet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: