TIRANE

Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj ka zhvilluar një ceremoni për të gjithë besimtarët myslimanë që festojnë sot “Sulltan Nevruzin”. Në ceremoninë e shenjtë e zhvilluar në Kryegjyshatë, Baba Mondi foli gjerë e gjatë për jetën e  imam Aliut.

“Jeta dhe vepra e tij përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. 22 marsi do na nxisë dita ditës për më shumë dashuri me njëri tjetrin. I lutem zotit lart për një të ardhme sa më të mirë dhe jo numëro këto realitet të trishtuar. I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithëve amin. Më lejoni të filloj ceremoniinë . Dashuria e Aliut  dhe  drejta e Aliut në këtë komb ështe si e drejta e prindërve me fëmijët”, -u shpreh ai.

Baba Mondi u ndal edhe në tragjedinë e ndodhur në Zelandën e Re, ku shumë persona u vranë duke falur namazin në xhami. Kryegjyshi Botëror i  Bektashinjve dënoi aktin e terrozimin.

“Te kthehet në paqe shpirti i tyre, duke dënuar çdo akt dhune dhe terrorizmi.”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb