Partizani u shpall matematikisht kampion për herë të parë pas 26 vitesh pritjeje, ndërsa tifozët e kuq vijojnë ende të jenë në delir për këtë sukses që e kishin pritur për më shumë se një çerekshekulli. Ultrasit e kuq po vijojnë organizimet që do të kulmojnë me festën e madhe të ngritjes së trofeut, teksa kanë bërë me dije dhe detajet për transfetën e radhës, ku të besuarit e Gegës do të jenë të impenjuar në Durrës ndaj Teutës vendëse.

Ug
Ug

“Ultras Guerrils” kërkon të rikthejë dhe njëherë transfertat e dikurshme në autokolonë, me tifozët e kuq që pushtonin kryeqytetin me alegrinë e tyre ndonëse ekipi lëngonte në ligat e ulëta të futbollit. Ndaj edhe nesër pritet një rikthim i festës “old style”, çka padyshim do ta bëjë edhe më të bukur këtë fundkampionati për të gjithë tifozët e Partizanit.

Postimi i “Ultras Guerrils”

“Neser te gjithe drejt Durresit ne autokolone, festa sa vjen e shtohen dhe organizimet sa vijne e behen me te bukura, mbase gjithcka duket me e bukur kur pas emrit Partizani vihet edhe titulli kampion.
Matematika e mbylli kampionatin dhe percaktoi kampionin, por ne fakt edhe kete vit asgje nuk ndryshon, ne duhet te jemi aty deri ne momentin e fundit, kesaj radhe ta shijojme te festojme dhe te presim momentin e ngritjes se kupes ne qiell.

Ju ftojme te gjitheve te bashkoheni ne transferten me te veçante te sezonit, duke ju rikthyer edhe nje here si ne kohet e vjetra tradites se autokolones se kuqe !

Te gjithe me makina fillojme grumbullohemi qe ne oren 12:00 tek pallati i sportit dhe nisemi ne oren 14:30 !

Jena kampion !
Autokolona e kampioneve !

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb