Sheshi Tian’anmen dhe bulevardi Chang’an në Pekin janë dekoruar me mijëra lule përpara festës së Ditës Kombëtare. Një shportë festive me lule 18 metra e lartë është vendosur në sheshin Tian’anmen dhe 10 kompozime të ndryshme lulesh janë vendosur përgjatë rrugës Chang’an.
Shefi i kompozimeve të luleve për qytetin, Lan Hailing tha se këtë vit shporta ka një tipar të veçantë: “Kompozimi në sheshin Tian’anmen këtë vit përbëhet edhe nga frutat e perimet. Për herë të parë kemi në shportë speca dhe kunguj. Kungulli simbolizon festë, lumturi dhe speci djegës simbolizon prosperitet. Ne gjithashtu kombinuam perimet me fruta dhe lule të tjera, një nga tiparet më dalluese të shportës së madhe të luleve këtë vit.”
Dekorime të tjera me lule, duke përfshirë mbi 20,000 shporta lulesh, i kanë dhënë ngjyra qytetit në prag të kësaj feste të rëndësishme për vendin që fillon më 1 tetor. Zbukurimi i Sheshit Tian’anmen dhe Avenue Chang’an është një pikë kryesore e festimeve vjetore të Ditës Kombëtare dhe një traditë prej 40 vitesh.