TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën kombëtare të festës së pavarësisë.


Lideri demokrat ka zgjedhur Deklaratën e Pavarësisë për të përcjellë urimet për Shtetet e Bashkuara në ditën kur amerikanët festojnë 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Krahas urimit, Basha ka publikuar një foto nga protesta e opozitës së bashkur, ndërsa bazuar në Deklaratën e Pavarësisë ai përcjellë mesazhin se kur një qeveri kthehet shkatërruese ndaj interesave të qytetarëve, këtyre të fundit ju lindë e drejta për ta rrëzuar.


66278348 2491710214213478 1554479214248329216 N
66278348 2491710214213478 1554479214248329216 N

Mesazhi i urimit:

“Të dashur miq,
Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:
Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,
Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,
Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.
Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,
Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,
Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,
Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,
Është e Drejta e njerëzve,
Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,
Dhe të themelojnë një qeverisje te re,
Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,
Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!


Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”-thuhet në mesazhin e Bashës.

(n.m/BalkanWeb)